Universiteti i Prizrenit zgjedh përfaqësuesit e rinj në Këshillin Drejtues

- Gazeta e Prizrenit

Universiteti i Prizrenit zgjedh përfaqësuesit e rinj në Këshillin Drejtues

Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, ka zgjedhur katër përfaqësuesit e rinj nga radhët e tij në Këshillin Drejtues të Universitetit, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Për anëtarë të Këshillit Drejtues u zgjodhën:

  • Prof. dr. Ercan Canhasi
  • Prof. Asoc. dr. Isuf Lushi
  • Prof. Asoc. dr. Xhafer Beqiraj
  • Prof. Ass. dr. Jasmin Jusufi

Anëtarët e sapozgjedhur do ta fillojnë mandatin e tyre më 1 tetor 2026, datë nga e cila do të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre në kuadër të Këshillit Drejtues të Universitetit.

 Këshilli Drejtues është organi më i lartë i qeverisjes së Universitetit, përgjegjës për drejtimin strategjik, mbikëqyrjen e zhvillimit institucional dhe miratimin e politikave që lidhen me funksionimin akademik, administrativ dhe financiar të institucionit.

Me këtë vendim, Senati ka përmbyllur me sukses procesin e zgjedhjes së përfaqësuesve të tij në Këshillin Drejtues për mandatin e ri.



Read it all at Gazeta e Prizrenit