Kapet me 13 mijë euro të padeklaruara në kufi, Dogana ndalon paratë në Bërnjak

- Gazeta e Prizrenit

Kapet me 13 mijë euro të padeklaruara në kufi, Dogana ndalon paratë në Bërnjak

Dogana e Kosovës ka zbuluar rreth 13 mijë euro të padeklaruara gjatë një kontrolli në pikën kufitare në Bërnjak.

Sipas njoftimit, një shtetas i huaj gjatë hyrjes në Kosovë kishte deklaruar se nuk posedonte mjete monetare apo mallra për deklarim. Megjithatë, pas kontrollit të automjetit dhe personit, zyrtarët doganorë gjetën rreth 13 mijë euro, shumë kjo që tejkalon pragun ligjor prej 10 mijë eurosh.

Për rastin janë nisur procedurat administrative, ndërsa paratë janë ndaluar përkohësisht deri në verifikimin e prejardhjes së tyre.


Dogana ka bërë të ditur se kontrollet për parandalimin e qarkullimit të mjeteve të padeklaruara do të vazhdojnë në pikat kufitare të vendit.



Read it all at Gazeta e Prizrenit