Nafta vazhdon të shtrenjtohet në Kosovë, çmimet e reja për sot

- Gazeta e Prizrenit

Nafta vazhdon të shtrenjtohet në Kosovë, çmimet e reja për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë gjatë ditës së sotme deri nesër në orën 10:00.

Sipas këtij vendimi, çmimi maksimal për naftën (dizelin) shkon në 1.74 euro për litër, një cent më shtrenjtë se një ditë më parë, ndërsa benzina do të tregtohet deri në 1.51 euro për litër, që i bie si një ditë më parë.

Ndërsa, çmimi i gazit është përcaktuar në 0.60 euro për litër, ashtu si ishte një ditë më parë.



Read it all at Gazeta e Prizrenit