Java e re do të nisë me mot të ngrohtë dhe kryesisht të qëndrueshëm në Kosovë.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), të hënën, vendi do të ketë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 14°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 28 deri në 34°C.