Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka dhënë detaje të reja për Sinjalin lidhur me personin që u plagos sot nga therja me thikë në Krushë të Madhe të Rahovecit, raportoi Sinjali.
Sipas njoftimit të spitalit, i lënduari është sjellë në Emergjencë rreth orës 14:45, si pasojë e plagëve të shkaktuara nga therja me thikë.
Pas pranimit, atij i janë kryer analizat laboratorike dhe ekzaminimi radiologjik.
Më pas, pas konsultimit me kirurgun kujdestar, pacienti është hospitalizuar në Repartin Kirurgjik, ku do të vazhdojë trajtimin mjekësor.
Rasti në fjalë është konfirmuar më herët edhe nga Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti për “Lëndim të rëndë trupor”.