Komuna e Prizrenit ka nënshkruar kontratë me një biznes individual, për të vaksinuar delet dhe dhitë.
Vlera e përgjithshme e kontratës është 237 mijë euro, teksa në aktivitet të prokurimit ishte në garë vetëm një operator.
Vaksinimi është paraparë të bëhet në tërë territorin e Komunës së Prizrenit, sakaq aktiviteti i prokurimit ka shpalosur edhe kushtet e tenderit.
“Operatori ekonomik i propozuar për kontratë duhet të ofrojë dëshmi se ka në pronësi ose në shfrytëzim Ambulancën veterinare me lokacion jo më të largët se 15 km nga qendra e qytetit të Prizrenit, duhet të jetë e licencuar për veprimtari veterinare nga ana e AUV-së” thuhet mes të tjerash në tender. /IndeksOnline
Ky është dokumenti i plotë: