Prizren: Policia shkoi për një rast tjetër, kontrolli në shtëpi zbulon nar*kotikë – arrestohet 25-vjeçari

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Policia shkoi për një rast tjetër, kontrolli në shtëpi zbulon nar*kotikë – arrestohet 25-vjeçari

Një kontroll policor i nisur në kuadër të hetimeve për një vepër tjetër penale ka çuar në zbulimin e substancave të dyshuara narkotike në një shtëpi në Prizren, mëson Sinjali.

Rasti ka ndodhur më 18 gusht, rreth orës 18:05, në rrugën “Agron Fetahu” në Prizren.

Sipas informacioneve që ka mësuar Sinjali, i dyshuari është M.S. 25-vjeçar.

Hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) ishin angazhuar për t’i asistuar hetuesit rajonalë gjatë kontrollit të shtëpisë së 25-vjeçarit, në kuadër të një rasti tjetër që po hetohej.

Por gjatë bastisjes, Policia ka hasur edhe në substanca që dyshohet se janë narkotike.


Në shtëpi janë gjetur dhe sekuestruar 0.70 gramë substancë e dyshuar kokainë dhe 3.62 gramë substancë e dyshuar marihuanë.

Pas gjetjes së narkotikëve, 25-vjeçari është arrestuar dhe më pas është intervistuar nga hetuesit.

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar për Krime të Përgjithshme, i cili ka vendosur që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa procedurat e mëtejshme hetimore po vazhdojnë.



Read it all at Gazeta e Prizrenit