Kërkohej nga Interpoli, i dyshuari ekstradohet nga Kosova për në Spanjë

- Gazeta e Prizrenit

Kërkohej nga Interpoli, i dyshuari ekstradohet nga Kosova për në Spanjë

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të ekstradimit nga Kosova për në Spanjë, i cili kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, për veprën penale ‘rrëmbim i fëmijës’.

Nga policia shtohet se, ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Spanjës.

Njoftimi:

Ekstradohet nga Kosova për në Spanjë i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Prishtinë, 20 gusht 2026

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot me datën 20.08.2026, ka bërë ekstradimin e një shtetasi të huaj nga Republika e Kosovës për në Spanjë.

I dyshuari ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Spanjës për veprën penale ‘rrëmbim i fëmijës’.

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Spanjës.

Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit./GeP



Read it all at Gazeta e Prizrenit