Superliga: Sot Ballkani sfidon Vushtrrinë

- Gazeta e Prizrenit

Superliga: Sot Ballkani sfidon Vushtrrinë

Java e dytë e Superligës së Kosovës vazhdon sot me dy përballje interesante, teksa vëmendja kryesore do të jetë te dueli mes Dukagjinit dhe Feronikelit ’74, i cili do të zhvillohet për herë të parë nën dritën e reflektorëve në stadiumin e Klinës.

Xhiroja e dytë e elitës së futbollit kosovar nisi të premten me përballjen mes Malishevës dhe Drenicës, e cila përfundoi me rezultat 1-1.

Sot në program janë dy ndeshje.

Në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani do ta presë Vushtrrinë, në një takim që do të nisë nga ora 16:30.

Në të njëjtën orë ishte planifikuar të zhvillohej edhe përballja mes Dukagjinit dhe Feronikelit ’74, por kjo ndeshje ka pësuar ndryshim në orar.

 
Dueli në stadiumin “18 Qershori” në Klinë do të nisë në orën 19:00 dhe do të zhvillohet nën dritën e reflektorëve.

Kjo përballje do të jetë e veçantë për futbollin klinas, pasi për herë të parë një ndeshje në stadiumin e qytetit do të zhvillohet nën ndriçimin e reflektorëve.

Kështu, Dukagjini dhe Feronikeli ’74 do të kenë një tjetër atmosferë në këtë përballje, e cila pritet të sjellë interesim të madh nga tifozët.



Read it all at Gazeta e Prizrenit