Kanosi kryeministrin, i dyshuari kanosë edhe policët që e arrestuan

- Gazeta e Prizrenit

Kanosi kryeministrin, i dyshuari kanosë edhe policët që e arrestuan

Një person është arrestuar dje në Prishtinë, nën dyshimin se ka kanosur kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Aksioni policor për identifikimin dhe lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit u realizua në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, raporton IndeksOnline.

I dyshuari, kanosjen e kishte bërë nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Po ashtu i dyshuari, para se të arrestohet, ka kanosur edhe zyrtarët policorë” thuhet në njoftimin e policisë.

Pas arrestimit, i dyshuari u intervistua dhe, me vendim të prokurorit, u dërgua në mbajtje për 48 orë.

Rasti po vijon të hetohet nga organet kompetente./IndeksOnline/



Read it all at Gazeta e Prizrenit