Një person është arrestuar dje në Prishtinë, nën dyshimin se ka kanosur kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
I dyshuari, kanosjen e kishte bërë nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Po ashtu i dyshuari, para se të arrestohet, ka kanosur edhe zyrtarët policorë” thuhet në njoftimin e policisë.
Pas arrestimit, i dyshuari u intervistua dhe, me vendim të prokurorit, u dërgua në mbajtje për 48 orë.
Rasti po vijon të hetohet nga organet kompetente./IndeksOnline/