Kamionët mbi 20 tonë sot qarkullojnë lirshëm

- Gazeta e Prizrenit

Kamionët mbi 20 tonë sot qarkullojnë lirshëm

Për ditën e sotme nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet për vendosjen e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

Sipas Ministrisë, parashikimet e motit do të monitorohen çdo ditë, ndërsa qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të njoftohen me kohë në rast se krijohen kushtet për zbatimin e kufizimeve.

 



Read it all at Gazeta e Prizrenit