E rëndë: 24-vjeçari nga Rahoveci humb jetën, u aksidentua me motoçikletë në Bosnje

- Gazeta e Prizrenit

E rëndë: 24-vjeçari nga Rahoveci humb jetën, u aksidentua me motoçikletë në Bosnje

Një 24-vjeçar nga Rahoveci, Ali Dërmala, ka humbur jetën tragjikisht në një aksident me motoçikletë në Bosnje e Hercegovinë.

Sipas raportimeve të mediave, aksidenti ka ndodhur pranë Bradinës, në rrugën M17 në drejtim të Sarajevës. Dyshohet se Dërmala ka humbur kontrollin mbi motoçikletën dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e plagëve të marra, 24-vjeçari ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Dërmala, me prejardhje nga Rahoveci, jetonte në Sarajevë. Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur familjen, miqtë dhe të afërmit.

Ai ishte i njohur edhe në rrethet sportive të Sarajevës, pasi kishte qenë pjesë e klubit të futbollit FK Vratnik.

Sipas njoftimeve të publikuara, ceremonia e varrimit të tij do të mbahet të martën, më 8 shtator, nga ora 17:00, në varrezat Ravne Bakije në Sarajevë.



Read it all at Gazeta e Prizrenit