Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren do të ndërhyjë të mërkurën me dezinsektim në fshatin Landovicë, pas nënshkrimit të kontratës me operatorin fitues për shërbimet DDD.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Bujqësisë, Nderim Kadriaj, i cili tha se ndërhyrja po realizohet në përgjigje të kërkesave dhe shqetësimeve të banorëve.
“Qëllimi i dezinsektimit është krijimi i një ambienti më të pastër, më të sigurt dhe më të përshtatshëm për jetesë”.
Ai ka theksuar se drejtoria do të vazhdojë të trajtojë kërkesat e qytetarëve dhe shqetësimet e adresuara nga terreni.