Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite pritet shtim i vranësirave lokalisht, të cilat më vonë do të marrin karakter zhvillimi dhe të sjellin rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 31 deri në 34°C./MK