Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 1,497,623.60 euro për renovimin e reparteve të Urologjisë, Ortopedisë dhe Otolaringologjisë (ORL).
Kontrata është nënshkruar me operatorin ekonomik “TERMOMONTIMI”.
Në këtë aktivitet ka pasur vetëm një tender të pranuar dhe një tender të përgjegjshëm, ndërsa operatori i njëjtë ka paraqitur edhe ofertën me çmimin më të ulët.
Financimi është paraparë të bëhet nga buxheti i konsoliduar i Kosovës.
Sipas dokumentit, punët do të realizohen në repartet e Urologjisë, Ortopedisë dhe ORL-së, ndërsa kohëzgjatja e kontratës është përcaktuar të jetë 36 muaj. /IO