Afro 1.5 milionë euro kontrata për transformimin e tri reparteve të Spitalit të Prizrenit

- Gazeta e Prizrenit

Afro 1.5 milionë euro kontrata për transformimin e tri reparteve të Spitalit të Prizrenit

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 1,497,623.60 euro për renovimin e reparteve të Urologjisë, Ortopedisë dhe Otolaringologjisë (ORL).

Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, aktiviteti i prokurimit është iniciuar më 23 qershor, ndërsa njoftimi për kontratë është publikuar më 20 korrik, raporton IndeksOnline.

Kontrata është nënshkruar me operatorin ekonomik “TERMOMONTIMI”.

Në këtë aktivitet ka pasur vetëm një tender të pranuar dhe një tender të përgjegjshëm, ndërsa operatori i njëjtë ka paraqitur edhe ofertën me çmimin më të ulët.

Financimi është paraparë të bëhet nga buxheti i konsoliduar i Kosovës.

Sipas dokumentit, punët do të realizohen në repartet e Urologjisë, Ortopedisë dhe ORL-së, ndërsa kohëzgjatja e kontratës është përcaktuar të jetë 36 muaj. /IO

B52 Njoftimi per nenshkrimin e kontratesDownload      


Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit