Shaqiri dhuron spektakël, shënon dy gola dhe bën një asistim

- Gazeta e Prizrenit

Shaqiri dhuron spektakël, shënon dy gola dhe bën një asistim

Një paraqitje spektakolare e Xherdan Shaqirit i ka dhënë një tjetër shkëlqim fitores së Baselit. Skuadra zvicerane triumfoi 2:4 në udhëtim ndaj Luzernit, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të Superligës së Zvicrës.

Protagonisti kryesor i kësaj fitoreje ishte pikërisht “BIG” Shaqa, i cili zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme. Kapiteni i Baselit realizoi dy gola, ndërsa regjistroi edhe një asistim, duke qenë vendimtar në suksesin e skuadrës së tij.

Baseli arriti të marrë tri pikët në një përballje ku Shaqiri tregoi edhe një herë rëndësinë e tij për ekipin, duke kontribuar drejtpërdrejt në tri prej katër golave të shënuar.

Me këtë fitore, Baseli grumbullon 13 pikë pas tetë javësh dhe ngjitet në vendin e katërt të tabelës së Superligës së Zvicrës.

Ndërkohë, për Shaqirin, kjo ishte një tjetër paraqitje mbresëlënëse që konfirmon formën e tij të mirë dhe rolin e rëndësishëm që vazhdon të ketë te Baseli.



Read it all at Gazeta e Prizrenit