Një paraqitje spektakolare e Xherdan Shaqirit i ka dhënë një tjetër shkëlqim fitores së Baselit. Skuadra zvicerane triumfoi 2:4 në udhëtim ndaj Luzernit, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të Superligës së Zvicrës.
Protagonisti kryesor i kësaj fitoreje ishte pikërisht “BIG” Shaqa, i cili zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme. Kapiteni i Baselit realizoi dy gola, ndërsa regjistroi edhe një asistim, duke qenë vendimtar në suksesin e skuadrës së tij.
Baseli arriti të marrë tri pikët në një përballje ku Shaqiri tregoi edhe një herë rëndësinë e tij për ekipin, duke kontribuar drejtpërdrejt në tri prej katër golave të shënuar.
Ndërkohë, për Shaqirin, kjo ishte një tjetër paraqitje mbresëlënëse që konfirmon formën e tij të mirë dhe rolin e rëndësishëm që vazhdon të ketë te Baseli.