Taulant Xhaka ka reaguar në mbështetje të vëllait të tij, Granit Xhakës, pas kritikave të shumta të drejtuara ndaj kapiten të Zvicrës.
“Mos harroni kurrë atë që Granit Xhaka, vëllai im, ka dhënë ndër vite për Zvicrën. Sa shumë zemër, pasion dhe krenari ka treguar për këtë vend dhe për këtë fanellë”, ka shkruar ai
“Vëlla, jam krenar për ty. Kam qëndruar pas teje, qëndroj pas teje dhe gjithmonë do të qëndroj – çfarëdo që të ndodhë. Familja mbetet familje, në ditë të mira dhe në ditë të vështira.”
Mesazhi i Taulantit vjen në një moment kur Granit Xhaka pranoi se kishte blerë certifikatën e vaksinimit kundër COVID-19.