Kombëtarja e Kosovës përballet sonte me atë të Irlandës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen e parë të saj në kuadër të Ligës së Kombeve.
Përballja do të zhvillohet duke filluar nga ora 20:45, ndërsa stadiumi në kryeqytet pritet të jetë i mbushur nga tifozë.
“Dardanët” vijnë në këtë takim pas një periudhe të rëndësishme të ngritjes në futbollin ndërkombëtar, ndërsa Irlanda synon ta nisë me rezultat pozitiv edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, dhe futbollistët e tij kanë zhvilluar përgatitjet e fundit në “Fadil Vokrri”, ndërsa në konferencën para ndeshjes është theksuar rëndësia e këtij takimi.