ARKEP: Nga 1 tetori mund të ndërroni operatorin dhe ta ruani numrin e telefonit

- Gazeta e Prizrenit

ARKEP: Nga 1 tetori mund të ndërroni operatorin dhe ta ruani numrin e telefonit

Nga 1 tetori, konsumatorët në Kosovë do të mund të ndërrojnë operatorin e telefonisë dhe ta ruajnë numrin e tyre ekzistues, njofton Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP). Bartja e numrit do të jetë pa pagesë për përdoruesit.

Sipas ARKEP-it, konsumatorët nuk do të kenë nevojë të ndryshojnë numrin e telefonit edhe nëse kalojnë nga një operator në tjetrin. Për procesin e bartjes nuk do të aplikohet tarifë nga operatori i vjetër apo operatori i ri.
Bartshmëria u mundëson konsumatorëve të zgjedhin operatorin që u përshtatet më shumë, pa pasur nevojë t’i njoftojnë kontaktet për ndryshimin e numrit.
Para se të kërkohet bartja, konsumatori duhet të sigurohet se numri është i regjistruar në emrin e tij. Nëse numri është i regjistruar në emër të një personi tjetër, kërkohet autorizim i vlefshëm nga mbajtësi aktual i numrit.
ARKEP thekson se për numrat me faturim mujor, bartja e numrit nuk i anulon borxhet apo detyrimet kontraktuale ndaj operatorit të mëparshëm. Borxhet e vonuara ose shërbimet e bllokuara mund të jenë arsye për refuzimin e kërkesës për bartje.
Ndërkaq, konsumatorët duhet t’i ruajnë kontaktet para ndërrimit të operatorit, pasi të dhënat e ruajtura në SIM-kartelën e vjetër nuk transferohen automatikisht.


Read it all at Gazeta e Prizrenit

Support Us Like + Share

Advert

News

Prizren: Ky është i dënuari me 5 vjet burg që u kap sot Prizren: Ky është i dënuari me 5 vjet burg që u kap sot
BE: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve BE: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve
Pas paraqitjeve mbresëlënëse, Muriqi fiton sërish vendin në 11-she Pas paraqitjeve mbresëlënëse, Muriqi fiton sërish vendin në 11-she
Zbulohet sekreti, ja kujt ia mori bukurinë Tayna Zbulohet sekreti, ja kujt ia mori bukurinë Tayna
Nisin punimet për fabrikën e municionit Nisin punimet për fabrikën e municionit