ARKEP: Nga 1 tetori mund të ndërroni operatorin dhe ta ruani numrin e telefonit

- Gazeta e Prizrenit

ARKEP: Nga 1 tetori mund të ndërroni operatorin dhe ta ruani numrin e telefonit

Nga 1 tetori, konsumatorët në Kosovë do të mund të ndërrojnë operatorin e telefonisë dhe ta ruajnë numrin e tyre ekzistues, njofton Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP). Bartja e numrit do të jetë pa pagesë për përdoruesit.

Sipas ARKEP-it, konsumatorët nuk do të kenë nevojë të ndryshojnë numrin e telefonit edhe nëse kalojnë nga një operator në tjetrin. Për procesin e bartjes nuk do të aplikohet tarifë nga operatori i vjetër apo operatori i ri.
Bartshmëria u mundëson konsumatorëve të zgjedhin operatorin që u përshtatet më shumë, pa pasur nevojë t’i njoftojnë kontaktet për ndryshimin e numrit.
Para se të kërkohet bartja, konsumatori duhet të sigurohet se numri është i regjistruar në emrin e tij. Nëse numri është i regjistruar në emër të një personi tjetër, kërkohet autorizim i vlefshëm nga mbajtësi aktual i numrit.
ARKEP thekson se për numrat me faturim mujor, bartja e numrit nuk i anulon borxhet apo detyrimet kontraktuale ndaj operatorit të mëparshëm. Borxhet e vonuara ose shërbimet e bllokuara mund të jenë arsye për refuzimin e kërkesës për bartje.
Ndërkaq, konsumatorët duhet t’i ruajnë kontaktet para ndërrimit të operatorit, pasi të dhënat e ruajtura në SIM-kartelën e vjetër nuk transferohen automatikisht.


Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit

Na ndihmoni Pëlqe + Ndaje

Reklama

Lajme

Prizren: Lëndohet një person në aksident mes dy veturave te Transiti Prizren: Lëndohet një person në aksident mes dy veturave te Transiti
Eman Rrahmani: Një çift s’do me i prish linjat e trupit, e marrin një grua me qira me bë fëmijë për ta Eman Rrahmani: Një çift s’do me i prish linjat e trupit, e marrin një grua me qira me bë fëmijë për ta
Horoskopi për sot – 19 tetor, e hënë Horoskopi për sot – 19 tetor, e hënë
Pritet largimi i Bedri Hamzës nga drejtimi i PDK-së, ja kush do të jetë U.D i kryetarit Pritet largimi i Bedri Hamzës nga drejtimi i PDK-së, ja kush do të jetë U.D i kryetarit
Protestat e dhunshme në Tiranë, reagon raportuesi i Parlamentit Evropian: Ndaloni përshkallëzimin, dhuna nuk është zgjidhje Protestat e dhunshme në Tiranë, reagon raportuesi i Parlamentit Evropian: Ndaloni përshkallëzimin, dhuna nuk është zgjidhje