Policia e Kosovës njofton se falë angazhimit të vazhdueshëm të njësive policore, është arritur të gjendet dhe të rikthehet një automjet i vjedhur, përcjell Gazeta e Prizrenit
Me datën 14.04.2026, një qytetar nga fshati Zhur, Prizren, raportoi se automjeti i vëllait të tij, tip Mitsubishi Transporter, ngjyrë hiri, me targa vendore, ishte vjedhur nga oborri i shtëpisë.
Pas hetimeve të gjata dhe patrullimeve në terren, me datën 10.10.2026, një patrullë policore e qytetit të Vushtrrisë ka gjetur automjetin e vjedhur në një zonë të thellë malore të fshatit Oshlan, Vushtrri. Automjetit të vjedhur i ishin ndërruar edhe targat.
Me urdhër të prokurorit të Shtetit, automjeti i gjetur i është kthyer pronarit. Hetimet lidhur me rastin do të vazhdojnë për identifikimin e personave të përfshirë.
Me këtë rast dëshmohet përkushtimi i Policisë së Kosovës në mbrojtjen e pronës së qytetarëve dhe rikthimin e besimit të publikut në institucionet e sigurisë.