Nxënësit e shkollave të arsimit parauniversitar në Kosovë së shpejti do të shijojnë pushimin e parë të këtij viti shkollor, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Sipas kalendarit zyrtar të Ministrisë së Arsimit për vitin shkollor, nga data 28 deri më 30 tetor do të zhvillohet pushimi i vjeshtës. Pasi kjo periudhë lidhet me ditët e vikendit, nxënësit do të kenë një pauzë disa-ditore për tu shkëputur nga procesi mësimor.
Përveç pushimit të vjeshtës, kalendari mësimor paraheh edhe pushimet e tjera gjatë vitit:
Pushimi dimëror 25 dhjetor 2026 – 8 janar 2027
Pushimi i pranverës: nga 5 deri më 8 prill
Kjo periudhë e pushimit të vjeshtës u shërben nxënësve dhe mësimdhënësve për relaks dhe përgatitjen për vazhdimin e gjysmëvjetorit të parë. / Gazeta e Prizrenit /
Lexo edhe:
Prizren: Anulohet konkursi për drejtorë shkollash – çfarë ndodhi pas eliminimit të 18 kandidatëve?