Pushimi vjeshtor për nxënësit në Kosovë nis në këtë datë

- Gazeta e Prizrenit

Pushimi vjeshtor për nxënësit në Kosovë nis në këtë datë

Nxënësit e shkollave të arsimit parauniversitar në Kosovë së shpejti do të shijojnë pushimin e parë të këtij viti shkollor, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Sipas kalendarit zyrtar të Ministrisë së Arsimit për vitin shkollor, nga data 28 deri më 30 tetor do të zhvillohet pushimi i vjeshtës. Pasi kjo periudhë lidhet me ditët e vikendit, nxënësit do të kenë një pauzë disa-ditore për tu shkëputur nga procesi mësimor.

Përveç pushimit të vjeshtës, kalendari mësimor paraheh edhe pushimet e tjera gjatë vitit:

  • Pushimi dimëror 25 dhjetor 2026 – 8 janar 2027 

  • Pushimi i pranverës: nga 5 deri më 8 prill

Kjo periudhë e pushimit të vjeshtës u shërben nxënësve dhe mësimdhënësve për relaks dhe përgatitjen për vazhdimin e gjysmëvjetorit të parë. / Gazeta e Prizrenit /

 

Lexo edhe:

Prizren: Anulohet konkursi për drejtorë shkollash – çfarë ndodhi pas eliminimit të 18 kandidatëve?



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit