Hapet tender 7.2 mln euro nga MI për rrugët e Kosovës, përfshihet edhe Prizreni

- Gazeta e Prizrenit

Hapet tender 7.2 mln euro nga MI për rrugët e Kosovës, përfshihet edhe Prizreni

Ministria e Infrastrukturës ka hapur një aktivitet të ri të prokurimit në vlerë të parashikuar prej 7.2 milionë eurosh, që ka të bëjë me sinjalizimin horizontal dhe vertikal, ndriçimin publik, semaforët dhe pahitë elastike në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse të Kosovës.

Sipas njoftimit për kontratë, projekti është ndarë në 11 lote, të cilat përfshijnë rajonet e Prishtinës, Mitrovicës, Pejës, Prizrenit, Ferizajt, Gjilanit dhe Gjakovës, si dhe lote të veçanta për semaforë dhe radarë, pahi elastike dhe ndriçim publik, shkruan IndeksOnline.

Kontrata është paraparë të jetë publike kornizë me një operator ekonomik dhe ka kohëzgjatje prej 24 muajsh.

Për Lotin 1, që përfshin sinjalizimin horizontal dhe vertikal në Prishtinën 1, vlera e qarkullimit të kërkuar për operatorët ekonomikë gjatë tri viteve të fundit është së paku 1.4 milionë euro. Ndërsa për Lotin 2, Prishtina 2, kërkohet qarkullim prej së paku 1.5 milionë eurosh.

Ministria ka përcaktuar edhe kritere të veçanta për pjesëmarrësit, përfshirë përvojën në projekte të ngjashme, kapacitetet financiare, stafin profesional dhe pajisjet e nevojshme për realizimin e kontratës.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 9 dhjetor 2026, në orën 14:00. Ofertat duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike./IndeksOnline/

B05 Njo


Read it all at Gazeta e Prizrenit