Kurti: Buxheti i vitit 2027 parasheh rritjen e mbështetjes për ekipet mbrojtëse të krerëve të UÇK-së

- Gazeta e Prizrenit

Kurti: Buxheti i vitit 2027 parasheh rritjen e mbështetjes për ekipet mbrojtëse të krerëve të UÇK-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar buxhetin e shtetit për vitin 2027, i cili kap vlerën e 4.27 miliardë eurove.

Gjatë prezantimit, Kurti ka bërë me dije se është paraparë rritja e mbështetjes financiare për ekipet mbrojtëse të katër ish-udhëheqësve të UÇK-së, sipas kërkesave të parashtruara nga vetë ekipet.


“Me këtë buxhet është paraparë rritja e mbështetjes së ekipeve mbrojtëse të katër ish-udhëheqësve të UÇK-së, sipas kërkesës së parashtruar nga ekipet mbrojtëse. Sigurisht që për pjesën tjetër të angazhimit dhe mbështetjes e presim edhe strategjinë nga grupi punues, i cili kryesohet nga zëvendëskryeministri Glauk Konjufca”, ka deklaruar Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.



Read it all at Gazeta e Prizrenit