“Me këtë buxhet është paraparë rritja e mbështetjes së ekipeve mbrojtëse të katër ish-udhëheqësve të UÇK-së, sipas kërkesës së parashtruar nga ekipet mbrojtëse. Sigurisht që për pjesën tjetër të angazhimit dhe mbështetjes e presim edhe strategjinë nga grupi punues, i cili kryesohet nga zëvendëskryeministri Glauk Konjufca”, ka deklaruar Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.