Një veturë që kërkohej në nivel ndërkombëtar nga Interpoli i Spanjës është lokalizuar dhe sekuestruar në Prishtinë.
Vlera e automjetit të sekuestruar vlerësohet të jetë rreth 20 mijë euro.
“Prishtinë 06.11.2026 – 15:00. Më 09.11.2026 pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin është lokalizuar dhe sekuestruar një veturë që ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol-Spanjë. Vlera e veturës së sekuestruar llogaritet rreth 20.000 €. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.