Në pjesën e dytë të muajit nëntor, Administrata Tatimore e Kosovës ka shtuar aktivitetet e monitorimit dhe kontrollit tatimor në lokalet e natës, qendrat e masazhit dhe bizneset me veprimtari të ngjashme, me qëllim të verifikimit të përmbushjes së obligimeve tatimore dhe identifikimit të parregullsive në këta sektorë.
Gjatë aktiviteteve të zhvilluara në pjesën e dytë të muajit nëntor, janë inspektuar gjithsej 79 biznese, të gjitha të regjistruara.
Megjithatë, rezultatet e kontrolleve kanë nxjerrë në pah mangësi të theksuara në respektimin e legjislacionit tatimor.
Sipas njoftimit të ATK-së, gjatë inspektimeve janë evidentuar:
Për parregullsitë e konstatuara, masat ndëshkimore pritet të përcaktohen në bazë të vlerësimeve dhe rekomandimeve përkatëse.
Kontrollet janë realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, si dhe Inspektoratin e Punës.
ATK ka paralajmëruar vazhdimin e aktiviteteve inspektuese, me qëllim të luftimit të informalitetit, respektimit të obligimeve tatimore dhe krijimit të kushteve të barabarta për bizneset.