Izraeli ka kryer një sulm ndaj Iranit, raportuan mediat amerikane duke cituar zyrtarë qeveritarë amerikanë.
Ndërsa çmimet e naftës dhe arit janë rritur menjëherë pas sulmit.
Çmimet e naftës fillimisht u rritën për 3.5 për qind. Megjithatë, ato u ulën përsëri kur mediat iraniane raportuan se nuk ka dëme në qytetin Isfahan ku edhe raportohej për shpërthime.
Aktualisht një barel i naftës së papërpunuar po tregtohet me 83.90 dollarë amerikane./IndeksOnline/