Ambasadori britanik në Serbi: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në KiE

- Bota Sot

Ambasadori britanik në Serbi: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në KiE

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë se Londra e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në organizatat tjera ndërkombëtare.

“Sikurse shumë vende të Bashkimit Evropian, evropiane dhe vende të tjera, ne e konsiderojmë Kosovën shtet të pavarur. Britania e Madhe dëshiron që ta shohë Kosovën në KiE dhe organizatat e tjera, kur kushtet të jenë të pjekura për këtë”, ka thënë Ferguson për Politika.

Ai gjithashtu ka thënë se dëshiron që të shohë progres në formimin e Asociacionit

“Në të njëjtën kohë, duam të shohim progres në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kjo duhej të ndodhte kohë më parë, sepse është obligim nga Marrëveshja e Brukselit”.

Më tej ambasadori britanik në Beograd ka thënë se është me rëndësi që të zbatohet edhe Marrëveshja e Ohrit.

Me këtë ai thekson se do të ulej presioni në dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot