Ky qytet në Itali mund të ndalojë shitjen e akulloreve dhe picave pas mesnatës, por pse?

- Gazeta Telegraf

Ky qytet në Itali mund të ndalojë shitjen e akulloreve dhe picave pas mesnatës, por pse?

Të jesh në Itali dhe të mos provosh akulloret më të mira dhe picat më të shijshme në Europë është mëkat, apo jo? Por, ndoshta pas një propozimi të fundit të qeverisë së Milanos, ju mund ta kufizoni nepsin apo shijen në orare të përcaktuara për shkak të një projektligji që pritet të vihet në zbatim nga muaji tjetër.

Pra, në Milano po propozohet një ligj i ri për të ndaluar shitjen e akulloreve dhe picave pas mesnatës, si një përpjekje për të mbrojtur qetësinë e banorëve. Për shumë njerëz, një akullore natën vonë është një ritual i kulturës italiane, por edhe i grupeve të turistëve që duan të shijojnë një nga specialitetet më të njohura italiane.

Një kërkesë është depozituar nga qeverisja lokale dhe nëse miratohet, mund të ndalohen akulloret dhe picat, duke nisur që nga muaji tjetër.

Duke mbuluar rreth 12 rrethe, propozimi do të ndalojë picat, akulloret dhe pijet pas mesnate si një përpjekje për të mbajtur nën kontroll grupet e zhurmshme të njerëzve që gëlojnë në rrugët e Milanos në çdo periudhë të vitit, gjë që duket se shkakton shqetësim te vendasit duke i mbajtur zgjuar deri në orët e para të mëngjesit.

“Qëllimi është të kërkojmë një ekuilibër mes argëtimit, paqes dhe qetësisë së banorëve,” tha Marco Granelli, nënkryetar i bashkisë së Milanos.

Propozimi do të hyjë në fuqi nga mesi i muajit të ardhshëm dhe do të zgjasë deri në nëntor. Orari i parashikuar fillon në 12:30 të drekës gjatë ditëve të javës dhe 1:30 të mëngjesit gjatë fundjavave dhe festave publike, duke hequr edhe tavolinat jashtë bareve dhe restoranteve, si një mënyrë për të pastruar rrugët nga klientët e zhurmshëm.

Qytetarët kanë afat deri në fillim të majit për të apeluar dhe sugjeruar ndryshime nëse ky projektligj nuk u pëlqen.



Lexoni të gjitha në Gazeta Telegraf