PSG shënon fitore me shije të kampionit

- Bota Sot

PSG shënon fitore me shije të kampionit

PSG ka shënuar fitore me shije të kampionit në konak të Lorientit me rezultat 3:1, në takimin e javës së 29-të të Kampionatit të Francës. 

PSG pothuajse është edhe kampion i ri por ende nuk e ka siguruar matematikisht.

Për PSG-në shënuan Dembele (19 e 60), Mbappe (22) dhe për vendasit realizoi Bamba (73).

PSG kryeson me 69 pikë dhe ka një ndeshje e 14 pikë më shumë se Monaco në vend të dytë.

Për Lorientin është humbje e rëndë dhe po rrëshqasin drejt rangut të dytë ku aktualisht renditen në vend të 17-të (i parafundit) me 26 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot