Hamiti ballëlart me Prishtinën: Kemi arritur me meritë në finale

- Bota Sot

Hamiti ballëlart me Prishtinën: Kemi arritur me meritë në finale

Prishtina është në festë, për faktin se e ka arritur synimin, kualifikimin në finale të Kupës së Kosovës në futboll.

Futbollisti Genc Hamiti është krenar me Prishtinën që e mposhtën me rezultat 1:0 Dritën në Gjilan. 

Prishtina ngadhënjeu pas 120 minutave, pasi që ndeshja e parë përfundoi 0:0 sikurse edhe sot 0:0 në kohën e rregullt.

 “E kishim parashikuar si lojë shumë të vështirë, por qëllimi ka qenë i ditur dhe mënyra e lojës që kemi zgjedhur rezultoi me sukses.

Kemi arritur me meritë dhe mund të madh në finale duke i eliminuar disa prej kundërshtarëve më të fortë, andaj besojmë për triumf për të dytin vit radhazi”, tha Hamiti për faqen e FC Prishtina.



Lexoni të gjitha në Bota Sot