Çfarë është sëmundja e arterieve koronare

- Gazeta Telegraf

Çfarë është sëmundja e arterieve koronare

Kush janë shkaqet që në zemër nuk transportohet oksigjeni. Kur shfaqet ishemia dhe sa e rrezikshme është ajo

Si të gjitha qelizat dhe muskujt në organizëm edhe muskuli i zemrës ka nevojë për oksigjen. Ashtu si pjesa tjetër e trupit, oksigjeni transportohet në qelizat e zemrës nga arteriet; këto quhen arteriet koronare. Ka tri arterie koronare kryesore: një arterie koronare e majtë (AKM) që ndahet në dy degë: arteria e majtë e përparme zbritëse (MPZ) dhe dega e lakuar (cirkumflekse), si dhe arteria koronare e djathtë (AKD). Në qoftë se arteriet koronare janë të bllokuara, domethënë të paafta të kryejnë punën e tyre, atëherë zemra mbetet pa oksigjen, pra nuk mund të kryejë funksionet e saj. Privimi i zemrës nga oksigjeni edhe për intervale të shkurtra kohe, do të rezultojë në vdekjen e disa muskujve të zemrës, i njohur ndryshe si ataku kardiak.

Zemra kërkon shumë oksigjen

Zemra kërkon më tepër oksigjen kur punon shumë, prandaj shumë njerëz me sëmundje të arterieve koronare kanë dhimbje gjoksi kur sforcohen, p.sh kur ecin shpejt ose në vrapime të lehta, kur luajnë tenis. Zemra mund të përballojë punën e saj në qetësi, por kur ju sforcoheni, zemra kërkon më tepër oksigjen. Sasia e kufizuar e gjakut të oksigjenuar që arrin në qelizat e zemrës nëpërmjet arterieve të sëmura dhe pjesërisht të bllokuara, thjesht nuk është e mjaftueshme. Këto dhimbje klasike të gjoksit, të njohura gjithashtu si angina, janë shenjat e zemrës së sëmurë dhe tregojnë që arteriet koronare nuk po lejojnë shumë gjak të oksigjenuar të arrijë në muskulin e zemrës.

Ishemia

Kur sasia e gjakut në një muskul (ose ind në përgjithësi) është e pamjaftueshme, kjo gjendje e Ata që hanë bukën e bardhë, gjalpin dhe mishin e kuq zakonisht jetojnë më pak oksigjenit të ulët njihet me emrin ishemia (ischaemia). Sëmundja e arterieve koronare quhet shpesh gjithashtu dhe sëmundja ishemike e zemrës (SIZ). Një atak i zemrës ndodh kur arteriet koronare janë të bllokuara në mënyrë të mjaftueshme sa për të privuar muskulin e zemrës (miokardin) nga oksigjeni, për aq kohë sa ky ind të vdesë gjendje kjo që quhet infarkt miokardi (IM).

Rastet kur bllokohen arteriet e tjera (jo koronaret)

Sëmundja e arterieve periferike (SAP) ndodh kur bllokohen arteriet të tjera (jo koronaret). Këto janë jo më pak serioze: një goditje ndodh kur fluksi i gjakut në tru bllokohet, ose kur bllokohet oksigjenimi i një gjymtyre dhe ajo mund të përfundojë në gangrenë



Lexoni të gjitha në Gazeta Telegraf