Emiriana e Durrësit gostit me 360 MLN Shpëtim Varakun e betonit

- Gazeta Telegraf

Emiriana e Durrësit gostit me 360 MLN Shpëtim Varakun e betonit

Emiriana Sako edhe një herë tjetër është personazh i rubrikës sonë të tenderave të dyshimtë. Ndonëse një farë kohe ndejti disi në qetësi, Sako duket se ka filluar përsëri të “hedhë valle” me paratë e qytetarëve durrsakë.

Në rastin e sotëm do të shikojmë se një nga institucionet në varësi të bashkisë së saj, përkatësisht Ndërrmarrja Rruga Durrës, ka organizuar një tender të dyshimtë. Bëhet fjalë për një procedurë me objekt “BLERJE ASFALTO-BETON, VITI 2024”, me fond limit 33,330,890 lekë të reja pa TVSH ose gati 400 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Numri i referencës së tenderit është REF-95414-02-15-2024. Dyshimet për tender të manipuluar dalin në skenë në momentin kur shikojmë dokumentacionin e procedurës. Vihet re se kanë marrë pjesë 4 firma, nga të cilat fituese është shpallur “VARAKU E” në pronësi të Shpëtim Varakut, për vlerën 30,006,500 lekë të reja pa TVSH ose rreth 360 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSHsipas joq.Por 2 firma të tjera figuron se kanë ofruar vlera më të vogla, madje njëra prej tyre gati 110 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak sesa firma fituese “VARAKU E”. Por për habi kjo diferencë nuk është marrë fare në konsideratë. Madje rezulton se vlera fituese është gati sa 90% e fondit limit të tenderit, duke i shtuar dyshimet se bëhet fjalë për fitues të paracaktuar.



Lexoni të gjitha në Gazeta Telegraf