“Pakoja nga Amerika erdhi për 5 ditë, Posta Shqiptare s’e sjell në Durrës prej 2 javësh”

- Gazeta Telegraf

“Pakoja nga Amerika erdhi për 5 ditë, Posta Shqiptare s’e sjell në Durrës prej 2 javësh”

Një denoncim për Postën Shqiptare ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.

Një qytetare që ka porositur një pako nga Amerika, thotë se pakoja ka mbërritur në Tiranë që më datë 9 prill, por Posta Shqiptare akoma se ka dërguar në Durrës.

Ajo thotë se pakoja, qumësht pluhur për fëmijë, është nisur nga Amerika më datë 4 prill dhe më datë 9 ka qenë në Tiranë. Por nga kjo datë, pakoja e cila është e kushtueshme, ka mbetur aty dhe sështë nisur për në Durrës që është destinacioni final i përcaktuar edhe në të dhënat e dërgesës.

Në këto kushte, ku ka mbi 2 javë që pret për qumështin pluhur për foshnjen, qytetarja kërkon të dijë pse është kaq e vështirë që dërgesa të mbërrijë në Durrës. Qytetarja është e vetëdijshme se pakot smbërrijnë në shtëpi si në vendet e tjera të botës, por së paku, ajo kërkon që pakoja të mbërrijë në postën qendrore dhe ta marrë prej aty pasi ka paguar shumë që dërgesa të jetë sa më e shpejtë dhe e sigurtë.



Lexoni të gjitha në Gazeta Telegraf