Trajneri i Belgjikës kandidat për të marrë drejtimin e Milanit

- Bota Sot

Trajneri i Belgjikës kandidat për të marrë drejtimin e Milanit

Trajneri aktual i Belgjikës Domenico Tedesco është ndër kandidatët për stolin e Milanit për sezonin e ardhshëm.

Siç raportohet nga portali i specializuar francez Footmercato, drejtuesit e kuqezinjve kanë planifikuar tashmë një takim me Tedescon për të kuptuar nëse mund të arrijnë një marrëveshje.

I lindur në 1985, ai ka pasur karrierë si trajner në Gjermani dhe Rusi. Fillimisht te Schalke 04, më pas te Spartak Moskë dhe RB Leipzig.

Ai është trajner i Belgjikës që nga shkurti i vitit 2023, ndërkohë që nga sezoni i ardhshëm mund të tentojë një aventurë te Milani.



Lexoni të gjitha në Bota Sot