Petkoviq dezinformon për politikën e Kosovës ndaj serbëve

- Bota Sot

Petkoviq dezinformon për politikën e Kosovës ndaj serbëve

Petar Petkoviq, drejtor i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, shpeshherë e përdor pozitën e tij për të përhapur dezinformata, propagandë dhe fabrikuar fakte.

Së fundi, Petkoviq dezinformoi se gjoja pushteti i Albin Kurtit “sistematikisht pengoi dialogun dhe kryen dhunë të motivuar etnikisht kundër serbëve, veçanërisht në veri të Kosovës”.

Kjo dezinformatë e tij u publikua në portalin serb “Kosovo online”.

Çfarë tha Petkoviq:

“Regjimi i Albin Kurtit ka penguar vazhdimisht dhe sistematikisht dialogun duke u mbështetur në vendime të njëanshme, të paligjshme dhe të dhunshme, si dhe në persekutimin e serbëve, veçanërisht nga veriu i Kosovës, siç dëshmohet nga fakti se më shumë se 15 përqind e serbëve të Kosovës janë larguar nga ajo pjesë e krahinës.”

“Prishtina po përpiqet në çdo mënyrë që të shmangë detyrimin për të formuar Asociacionin e Komunave Serbe, siç është rënë dakord në Bruksel në vitin 2013 dhe është specifikuar në vitin 2015.”

Analiza:

Komuniteti serb në Kosovë ka të drejta të garantuara me Kushtetutën e Kosovës, e cila garanton të drejtat për të gjitha pakicat.

Megjithatë, autoritetet e Kosovës vazhdojnë të punojnë për përmirësimin e kushteve për të gjithë qytetarët në Kosovë, përfshirë serbët.

Nuk ka asnjë raport të verifikuar që të vërtetojë pretendimet e Petkoviqit për dhunë sistematike ndaj serbëve nga autoritetet e Kosovës.

Sa i përket numrit të serbëve që largohen nga Kosova, kjo shifër shpesh ekzagjerohet në mediat e kontrolluara nga Beogradi. Nuk ka asnjë dëshmi për të konfirmuar se më shumë se 15% e serbëve janë larguar nga veriu i Kosovës, për shkak të presionit nga autoritetet e Kosovës.

Serbët po largohen nga Kosova kryesisht për shkak të presionit të Listës Serbe, Beogradit zyrtar apo për shkak të së kaluarës kriminale në Kosovë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot