Mushkolaj: Mënyra se si u kombinua lajmi i rremë në RTK tregon për logjikën dhe tendencat e tyre

- Bota Sot

Mushkolaj: Mënyra se si u kombinua lajmi i rremë në RTK tregon për logjikën dhe tendencat e tyre

Gazetari Imer Mushkolaj ka folur në lidhje me atë se si u kombinua lajmi i rremë për Nacionalen e Periskopin në RTK, e që paraprakisht u lëshua një lajm tjetër që fliste për gjojase një takim të Vuçiq e Radojiçiq. Mushkolaj ka thënë se ndërlidhja e lajmeve ka treguar për tendencën dhe logjikën që u përdorë aty.

Tutje ai ka thënë se është e qartë se përgjegjësia bie mbi Drejtorin Rilind Gërvalla.

“Është vërtetu diçka që është ditë, ka qenë sekret publik se qysh ka funkcionu RTK-ja dhe duke e pa se qysh është kombinu ai lajmi që e ka dhënë RTK-ja, së pari për një lajm se si Vuçiqi është taku me Radojiçiqin në Serbi domethënë a po e kuptoni logjikën e ndërllidhjes së këtyre lajmeve, në mënyrë që kur të futet edhe lajmi nga Sloboda Bosnga në këtë vazhdën e Vuçiqit e Radojiçiqit.

Përgjegjësia editoriale këtu është e qartë. Rilind Gërvalla e ka marë përgjegjësinë.” – ka thënë Mushkolaj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot