Nga e shtuna e kaluar është kthyer i nxehti afrikan në Kosovë.
Gjatë kësaj javë temperaturat do të shkojnë deri në 36 gradë Celsius.
E temperaturat pritet të bien nga data 18 gusht.
Kjo u bë e ditur nga Besim Aliu, i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Aliu tha për Klankosova.tv tha se ato do të ndryshojnë për gjashtë apo shtatë gradë Celsius.
“Deri më datë 18, do të mbretërojnë këto temperatura. E pas kësaj pritet të kemi rënie të temperaturave për gjashtë apo shtatë gradë Celsius”, tha Aliu për Klankosova.tv
“Në viset e larta malore do të krijohen edhe kushte për reshje që do ta freskojnë sado pak këtë ajrin e nxehtë që po mbizotëron këtyre ditëve”, tha ai.
Ndryshe, IHMK-ja në njoftimin e fundit iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga temperaturat e larta.
Në njoftim thuhet se nga ora 9 e deri në 17, ata luten që të mos iu ekspozohen direkt rrezeve të diellit.