Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka reaguar ndaj Berat Buzhalës, i cili ishte për vizitë në Hagë të Hashim Thaçi.
Miftari ia përmend deklaratën e Buzhalës i cili kishte deklaruar se po dëshiron ta vrasë Hashim Thaçi.
Po ashtu, Miftari flet edhe për burgosjen e babait të Buzhalës, ku priste Berati gjatë luftës para burgut të Likovcit.
Postimi i plotë:
Berat tanë jeta po të shkon edhe ty duke pritur para naj burgut, dikur sipas teje prisje para Shtabit të Përgjithshëm në Likovc, para burgut të UÇK-së me tulla të kuqe shkoje me traktor Rakovicë, me një ngjyrë të dobët ngjyrë hiri, prisje të dije për fatin e babait tuaj për Bashorin që ju kërkojke gjat lufres 1998 ndihmë Milicisë Serbe në Klinë, e ka pas shpëtuar nga ma e keqja dëshmori Mujë Krasniqi!
Kurse sot 2024 po pret para burgut të Hagës për ta takuar liderin politik të UÇK-së, ai që dojke me ta pushkatu babën në 1998 në Likovc, dhe para do viteve saktësisht me 24 tetor 2018 në ora: 20:29 dekleroje se po donte të vriste edhe ty tani ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si duket Berat i keni ngatërruar gogja shumë babat gjatë këtyre viteve!