Arratisja e ish-ushtarit të UÇK-së, Bajrami: Blerim Ramadani 100 për qind do të ekstradohej në Serbi

- Bota Sot

Arratisja e ish-ushtarit të UÇK-së, Bajrami: Blerim Ramadani 100 për qind do të ekstradohej në Serbi

Ish-ushtari i UÇK-së Blerim Ramadani, është arratisur pas një aktvendimi i cili nga masa e arrestit shtëpiak, e kthente në paraburgim në qendrën e Shutkës.

E këtë hap e ka cilësuar si të drejtë edhe veterani Mevledin Bajrami, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Do të kisha thënë se është një hap shumë i mirë i Blerim Ramadanit, i cili e ka parë se me siguri se nëse ai do të kthehej në Maqedoninë e Veriut, ata 100 për qind do ta ekstradonin në Serbi”, tha Bajrami.

Ramadani u ndalua më 17 korrik nga Policia e Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare të Jazhincë, me kërkesë të Serbisë për krime lufte.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku.



Lexoni të gjitha në Bota Sot