Një person është arrestuar në Prishtinë. I njëjti ka sulmuar seksualisht një të mitur.
Ndaj të dyshuarit do të merren veprimet e mëtejme ligjore.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënsja e Prokurorisë në Prishtinë Laureta Ulaj.
Ajo ka thënë se më që rasti i takon procedurës për të mitur, nuk mund të japin informata të detajuara.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje një person, i dyshuar për veprën penale “Sulmi seksual”, ndaj të njejtit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore”, ka thënë UIaj.
“Meqë rasti i takon procedurës për të miturit, nuk mund të japim informata të detajuara”, përfundoi ajo.
Ndryshe, Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.