Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar të dielën se njësia B-1 e Termocentralit Kosova B, është kthyer në operim normal.
Siç thuhet në njoftimin e KEK’ut gjendja e saj është stabile dhe njësia tashmë është sinkronizuar me rrjetin.
Sipas kësaj korporate, ishin zotuar që kjo njësi do të rikthehet në operim brenda afateve të parapara.
“Përfundon remonti i rregullt vjetor, njësia B-1 është kthyer në operim Sot, me datë: 18.08.2024, pas përfundimit të testimeve të rregullta para startimit, njësia B-1 e Termocentralit Kosova B, është kthyer në operim normal, gjendja e saj është stabile dhe njësia tashmë është sinkronizuar me rrjetin. Pra falë angazhimit dhe vullnetit të gjithë stafit të TCB-së, rezulton që në këtë njësi kanë përfunduar me sukses të gjitha punimet të cilat ishin planifikuar në remontin e rregullt vjetorë”.
“Për më shumë, në njësinë B1 të TC Kosova B, me dt: 15.07.2024, bazuar në bilancin e aprovuar energjetik, kishin filluar punimet për realizimin e remontit të rregullt vjetor (35 ditore) dhe ditë më parë gjatë inspektimit të punimeve nga Kryeshefi Ekzekutiv, z. Bekir Gërguri, menaxhmenti i TC Kosova B, kishte njoftuar se të gjitha punët janë duke u realizuar sipas dinamikës dhe ishin zotuar që kjo njësi do të rikthehet në operim brenda afateve të parapara”, thuhet në njoftim.