Cristiano Ronaldo, ka shtuar të enjten një tjetër trofe në sirtarin e tij.
Kjo pasi Ronaldo të enjten në Monako ku po hidhet shorti i Ligës së Kampionëve, mori një çmim për të arriturat në këtë garë, shkruan Klankosova.tv.
Sulmuesi portugez është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve në Ligën e Kampionëve.
Ai në ligën elitare të futbollit evropian ka shënuar 140 gola, ndërsa në pozitën e dytë është Lionel Messi me 129 gola.