Kurti takon shefin e OSBE-së, diskutojnë për fuqizimin e bashkëpunimit të dyanshëm

- Bota Sot

Kurti takon shefin e OSBE-së, diskutojnë për fuqizimin e bashkëpunimit të dyanshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me shefin e OSBE-së, në Kosovë, Michael Davenport.

Përmes, një komunikate për media është bërë e ditur se në takim është diskutuar rreth fuqizimit e bashkëpunimit të dyanshëm.

“Në takim u bisedua rreth fuqizimit të bashkëpunimit të dyanshëm, në iniciativa me interes të përbashkët. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet gjegjëse punojnë ngushtë me Zyrën e OSBE-së në Kosovë, e ku qëllim të ndërsjellë kemi forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Davenport për bisedën, bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit tonë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot