Personat e dyshuar janë: Brikend (Ismet) Zogaj dhe Blenard (Ismet) Zogaj, bën me dije policia, përcjell Klankosova.tv.
Ndërkaq, ‘’Vrasja e mbetur në tentativë’’ ka ndodhur me datën 26.08.2024 në fshatin Greme të Ferizajt, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një person.
Deri më tani të dyshuarit nuk janë paraqitur në polici dhe janë në arrati.
“Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtyre dy personave për vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë stacionin më të afërt të, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”.